Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anëtari i stafit të Zvicrës flet në superlativ për Shaqirin

Markus Tschopp është anëtar i stafit të përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin, dhe merret me monitorimin, mbledhjen e informatave dhe interpretimin e yjeve të përfaqësueses helvetike.

Ai ka folur në veçanti për Xherdan Shaqirin, njërin prej tre shqiptarëve te Zvicra në Kupë të Botës.

“Nuk mund të bëhet shumë në këtë periudhë të shkurtër. Po mundohemi të balancojmë presionin në lojtarët individual. Lojtarët ushtrojnë në grupe të ndryshme, varësisht prej gjendjes fizike. Në këtë moment, ky aspekt është shumë i mirë”, ka thënë Tschopp të shtunën, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.

“Falë paraqitjeve me Chicagon dhe Luganon, ai është individ i cili duhet të shikohet dhe është në formë të shkëlqyer”, është shprehur ai.