Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Real Madridi ka siguruar kalimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve në një natë që nuk dukej mirë.
Reali barazoi 1:1 në udhëtim me Shakhtar Donetzkun, por i mjaftoi për të kaluar tutje në fazën nokaut.
“Ne nuk kemi luajtur mirë, por kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Ne u kualifikuam për 1/8 e finales në një natë që dukej keq dhe kjo është gjë e mirë. Shakhtari ndryshoi sistemin e lojës për të prezantuar lojtarë që ishin në gjendje të bllokonin pasimet tona, kështu që u desh të luanin nga krahët. Por, kjo taktik nuk funksionoi për ne dhe goli që shënuan ata vështirësi gjërat më tepër”, ka thënë Ancelotti për faqen zyrtare të UEFA-s.