Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti tregon pse Bellingham po shkëlqen te Reali

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka treguar arsyet e paraqitjeve të shkëlqyera të Jude Bellinghamit te madrilenët, pas ardhjes nga Borussia Dortmundi.

Bellingham ka shënuar katër gola në pesë ndeshjet e para për gjigantin spanjoll.

20-vjeçari shënoi edhe për Anglinë në fitoren 3:1 ndaj Skocisë.

“Lojtarët e mirë me personalitet vuajnë më pak se të tjerët. Nuk ka arsye tjetër. Një lojtar me personalitet mbi të gjitha, më shumë sesa me kualitet, do të thotë se një fanellë me peshë të rëndë si ajo e Real Madridit, nuk peshon edhe aq shumë. Bellinghami po përcillet në atë se çfarë po bën në fushë, dhe ai po bën punë të madhe”, ka thënë Ancelotti në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Real Sociedadin.