Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti: Sanches mund të largohet, Vidali në asnjë mënyrë

Trajneri i Bayernit, Carlo Ancelotti, ka thënë se mesfushori Renato Sanches mund të largohet nga klubi këtë verë, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojë largimin e Arturo Vidalit.

Sanchesi 19-vjeçar nuk ka shënuar asnjë gol në 25 paraqitje për gjermanët sezonin e shkuar, ndërsa javën e kaluar drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, konfirmoi se Milani ka shprehur interesim për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duhet të marrim një vendim. Një largim ka gjasë të ndodhë, por ka po ashtu shanse që ai të qëndrojë edhe një sezon me ne”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për media.

Në anën tjetër, italiani ka mohuar largimin e Vidalit.

“Për Vidalin, s’ka asnjë shans. Ai është futbollist i joni dhe kam shumë besim në të. E di se ka pasur spekulime dhe ne jemi mësuar me to. Ai do të qëndrojë te Bayerni 100 për qind”, ka shtuar Ancelotti.