Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti ose Conte në vend të Montellas

E ardhmja e Vincenzo Montellas te Milani është në rrezik, me Carlo Ancelottin dhe Antonio Conten që po konsiderohen si zëvendësues të tij.

Milani humbi 2 me 0 ndaj Sampdorias në fundjavë duke vënë trajnerin Montella nën presion pas shpenzimeve të mëdha gjatë verës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teksa klubi ka mohuar largimin e Montellas, “Gazzetta dello Sport” beson se e ardhmja e Montellas është e pasigurt në Milano.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, dje theksoi se i mungon Italia dhe se ëndërron të rikthehet një ditë në Serie A, ndërsa Ancelotti te Bayerni po ka probleme dhe pritet që në fund të sezonit të largohet.

Të dy ishin përmendur edhe në të shkuarën si emra të mundshëm për postin e kryetrajnerit të Milanit.