Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti nuk e konsideron Barcelonën rival për titull

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se Barcelona këtë edicion nuk është rivali kryesor për titull të kampionit.

Trajneri italian beson se klubi i tij në luftë për titull të kampionit do të jetë me skuadrën e Sevillas dhe Real Betisit.

“Barcelona do të jetë gjithmonë rivali ynë i madh në fushë, por tani mendoj se për titull të kampionit më afër janë Sevilla dhe Real Betisi”, deklaroi Anceloti.

Real Madridi është lider në La Liga pas 17 xhirove me 42 pikë, ndërsa Barcelona në pozitën e tetë me 24 sosh.