Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet se Edinson Cavani mund të rikthehet te Napoli në këtë afat kalimtar.
Trajneri italian shprehet i lumtur për skuadrën që ka në dispozicion, transmeton Koha.net. Cavani ishte larguar nga Napoli më 2013 për t’u bashkuar me PSG-në.
“Ka spekulime të shumta, por unë kam lojtarë fantastik dhe jam me fat që i trajnoj, prandaj s’jam i interesuar për lojtarët e ekipeve të tjera. Nuk e kam parë ende Mertensin por në përgjithësi e gjithë skuadra ka kualitet, është garuese, e re, dhe ka atribute të mira fizike”, është shprehur Ancelotti.
Artikuj të ngjashëm