Carlo Ancelotti ka rihapur derën Bayernit që të bëjë një lëvizje për transferimin e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Presidenti i klubit Uli Hoeness ditë më parë i dha fund spekulimeve rreth transferimit të Sanchezit, që ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, duke thënë se klubi nuk do të shpenzojë para të mëdha në lojtarë të vjetër, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Ancelotti sot ka thënë se 28 vjeçari është lojtar i madh, dhe se i pëlqen.
“Nëse një mundësi shfaqet atëherë klubi do të jetë gati. Ka shumë spekulime. Alexis është një lojtar i madh, por nuk është i vetmi në botë. Më pëlqen Sanchezi”, është shprehur Ancelotti.