Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, pritet të sjellë emra të rinj te skuadra napolitane.
Sipas “The Sun” Karim Benzema, Arturo Vidal dhe David Luiz, janë futbollistët që i dëshiron italiani te Napoli.
Ancelotti i ka kërkuar presidentit të klubit, Aurelio di Laurentiis, ta sigurojë se klubi do të shpenzojë në verë për të mbetur konkurrent për tituj.
Përveç përforcimeve, 58-vjeçari ka kërkuar të mbahen në skuadër lojtarët kryesorë që ishin këtë edicion te napolitanët.