Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anceloti mund të rikthehet në La Liga

Foto: Reuters

Real Madridi është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Zinedine Zidane. Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, drejtuesit e klubit spanjoll po synojnë rikthimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Trajneri italian është pjesë e skuadrës së Evertonit, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2024.

Ancelotti pjesë e Real Madridit ishte nga viti 2013 deri në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, si dhe Kupën e Spanjës.