Tottenhami është afër sigurimit të mesfushorit Sofyan Amrabat. Ai do të huazohet tek ekipi londinez. Tottenhami në fund të edicionit do ta ketë opsionin për ta blerë Amrabatin nga Fiorentina për 15 milionë euro.
Sipas “Sky Sport Italia”, marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur dhe Amrabat është i lumtur për transferimin në Londër.
Reprezentuesi 25-vjeçar i Marokut u transferua nga Verona për pothuajse 20 milionë euro në janar të vitit 2020 te Fiorentina.
Tottenhami ka nevojë për një mesfushor për të zëvendësuar Tanguy Ndombele, i cili është në negociata për të kaluar te Paris Saint-Germaini në janar.