Temperaturat e ulëta në Pyeongchang, ku do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti, kanë bërë që shumica e ekipeve pjesëmarrëse të përgatiten për atë që do t’i presë.
Por amerikanët do të jenë në një nivel tjetër në Korenë e Jugut, në veçanti gjatë ceremonisë hapëse ku është parashikuar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht kësaj, për sportistët amerikanë gjatë ceremonisë hapëse nuk do të ketë telashe.
Ekipi i SHBA-së do të jetë tradicionalisht i veshur me ngjyrat e flamurit: kuq, bardh dhe kaltër.
Ndërsa, brenda xhaketave do të kenë të instaluar nga një ngrohës që nuk do të lejojë ata të kenë të ftohë gjatë ecjes në ceremoninë hapëse apo edhe gjatë ditëve të tjera të lojërave. LOD "Pyenogchang 2018" do të nisin më 9 shkurt për të përfunduar më 25 të të njëjtit muaj... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)