“Barazia gjinore në sportin e Kosovës” ishte tema në tryezën e organizuar nga Ambasada amerikane me seli në Kosovë.
Në këtë tryezë të mbajtur të shtunën në hotelin “Sirius” ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Në fjalën hapëse të kësaj tryeze ai theksoi se, “roli i femrës jo vetëm në sport, por edhe në të gjitha sferat e jetës është më se i rëndësishëm”.
Ndër të tjera shtoi se sporti femëror ka nevojë për përkrahje nga të gjithë dhe se sportistet duhet të jenë të barabarta me sportistët, raporton Koha Ditore.
Në mesin e panelistëve ishte edhe ultramaratonisti amerikan Michael Wardian që të dielën vrapoi në gjysmëmaratonën e Prishtinës për ta përkrahur fushatën “He for She” që ka për synim barazinë gjinore në gjithë globin dhe mbështetet edhe nga Kombet e Bashkuara.
Pjesë e panelit që zgjati mbi një orë ishin edhe anëtarja e KE të Federatës së Futbollit të Kosovës, Vjollca Krasniqi, pastaj kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, Safete Gacaferri nga OJQ “Jeta” dhe kampionia evropiane dhe nënkampionia botërore për të reja në boks, Donjeta Sadiku.
Edhe
Delawie: Pjesëmarrja e grave në zhvillim ekonomik përçon stabilitet në vend
Gjatë diskutimeve të gjithë njëzëri pranuan se trajtimi i femrave në sport nuk është i njëjtë me të meshkujve dhe se ka nevojë më shumë për përkrahje.
Tryeza u mbyll me shpresën që në të ardhmen të ketë kujdes më të madh për sportin e femrave, të cilit sukseset nuk i mungojnë në arenën ndërkombëtare për shkak se ka sjellë medalje të artë olimpike, medalje botërore e evropiane. Poashtu, të gjithë u zotuan se do të punojnë edhe për masovizimin e sportit femëror në Kosovë.
-
Osmani kërkon nga USAID-i mbështetje në luftën kundër dhunës në baza gjinore
-
Ambasada e SHBA-së: Derisa dhuna ndaj grave normalizohet, ato kurrë s’do të jenë vërtetë të barabarta
-
Gashi bën thirrje për mbështetje ndaj grave në pozita drejtuese sportive
-
Delawie: SHBA-ja mbetet mbështetëse e parezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara