Sport

Amanda Merrell, basketbollistja me protezë

Në ndeshjen e parë të saj si juniore e ekipit Huntingtown gjatë sezonit të shkuar, Amada Merrell pati një kontakt me kundërshtaren dhe ra në tokë. E gjithë palestra heshti. Lojtaret e ekipit kundërshtar, të shqetësuara se ajo u lëndua, e ndihmuan shpejt. Kur Merrell ra përsëri, ndihma erdhi sërish nga kundërshtaret. Por kur Merrell u rrëzua teksa shënoi për të tretën herë rresht, asnjëra prej kundërshtareve nuk shkoi për ta ndihmuar.

"Kur ajo u rrëzua për herën e tretë, njëra prej kundërshtareve u largua nga Amanda në vend që ta ndihmonte. Ishte një situatë qesharake", thotë Kevin Jones, trajneri i Huntingtownit. "Kundërshtaret e kishin kuptuar se Amanda nuk kishte nevojë për ndihmë që të ngrihej. Ato thanë se nuk do ta ndihmojmë këtë vajzë, për shkak se po luan shumë mirë", shkruan sot Koha Ditore.

Prej belit e lart Amanda nuk dallon prej fëmijëve të tjerë, kurse nga beli e poshtë të gjithë mbesin të habitur me 16-vjeçaren. Kur gjuan në kosh, në vend që të vendosë të dyja këmbët si shumica e lojtareve, Amanda vendos këmbën e djathtë para trupit dhe kërcen vetëm me atë këmbë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)