Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alphonso Davies: Pas festimeve fokusi te PSG-ja

Foto: Reuters

Mbrojtësi i Bayernit, Alphonso Davies, ka thënë se kualifikimi në finale të Ligës së Kampionëve është një ëndërr e bërë realitet.

Ai ka theksuar se tani do të festojnë kualifikimin, por fokusi do të jetë për ndeshjen finale ndaj PSG-së.

“Për mua është një ëndërr e bërë realitet. Të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të shkoj në finale. Kjo është e tëra që mund të kërkosh. Është një ndjenjë shumë e mirë, të gjithë jemi të lumtur dhe po luajmë mirë. Jemi të lumtur që kemi arritur finalen. Këta lojtarë realisht kanë fituar gjithçka por ende janë të entuziazmuar. Ende janë të uritur për ta fituar këtë”, ka thënë Davies për BT Sport.

Bayerni preu biletën për finale pas fitores prej 3 me 0 ndaj Lyonit, derisa të dielën në finale luan ndaj PSG-së, të cilën Davies e sheh si një kundërshtar shumë të mirë.

“Parisi është ekip i mirë. Tani për tani festojmë pak, por pas kësaj fokusohemi në ndeshjen e radhës. Do të jetë një ndeshje e mirë dhe do të ketë gola. Kjo është ajo për të cilën ëndërron si futbollist – të luash kundër më të mirëve në Evropë. Dhe ne jemi në gjendje ta bëjmë atë, jam shumë i entuziazmuar”, ka thënë 19 vjeçari.