Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri thotë se s’di gjë për kalimin te Arsenali

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka mohuar raportimet se ai do të zëvendësojë Arsene Wengerin te Arsenali në fund të sezonit.

Allegri po konsiderohet caku kryesor i “Topçinjve” për të zëvendësuar Wengerin pas 21 vitesh të kaluara në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si është anglishtja ime? Kam mësuar ta flas para se të isha te Milani – tani e kam lënë. Thonë se do të shkoj te Arsenali? Ju e thoni, unë vetëm po dëgjoj”, ka thënë ai për gazetarët, transmeton Koha.net.

Diego Simeone, Thomas Tuchel e Thierry Henry po përfliten si emrat tjerë për postin e trajnerit te Arsenali.