Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri: S’ka më prurje te Juve

Massimiliano Allegri ka konfirmuar se nuk do të ketë prurje të reja te Juventusi këtë verë.

Juventusi ka blerë Cristiano Ronaldon, Leonardo Bonuccin dhe Joao Cancelon, dhe sipas trajnerit italian skuadra ka mjaftueshëm numra dhe kualitet për të garuar për trofe në sezonin e ri.

“Klubi bëri atë që është dashur. Tashmë kemi konkurrencë në skuadër dhe mezi pres të nisim sezonin. Është kënaqësi të jesh trajner i Ronaldos, ai është më i miri në botë me Messin. Me ardhjen e Bonuccit, kemi pesë lojtarë për dy pozita. Do të jetë sezon i vështirë, andaj na duhen të gjithë”, ka thënë Allegri.

Artikuj të ngjashëm