Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka gjasa të mëdha që gjatë këtij edicioni ta zëvendësoj Zinedine Zidanen në krye të Real Madridi.
E përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" ka raportuar të premten se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tashmë ka kontaktuar Allegrin, i cili është i papunë prej përfundimit të edicionit 2018/19, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Reali nuk janë të kënaqur me rezultatet e Zidanet këtë edicion dhe Allegri shihet si zëvendësim ideal për shkak të përvojës dhe sukseseve që i ka patur në futbollin italian.
52-vjeçari, ka fituar gjashtë tituj kampioni në Serie A, prej të cilëve pesë me Juventusin dhe një me Milanin. Ai gjithashtu si trajner ka punuar edhe te Cagliari, Sassuolo, SPAL e Grosseto.