Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mendon se Roma është klubi i duhur për Paolo Dybalan. Argjentinasi u largua nga Juventusi në verë pasi i skadoi kontrata dhe iu bashkua Romës.
“Unë besoj se është klubi i duhur për të dhe i uroj fat. Ai është një lojtar që i ka dhënë shumë Juventusit dhe mendoj se do të bëjë shumë mirë edhe te Roma. Ai është një lojtar shumë teknik, së bashku me Abrahamin përpara. Pastaj aty është Mourinho, i cili është shumë i mirë”, tha Allegri për DAZN.
Dybala dhe Allegri u bashkuan te Juventuesi në vitin 2015, në fund të sezonit të parë të Allegrit në krye të “Zonjës së Vjetër”. Me Romën, Dybala ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare.