Massimiliano Allegri pritet të qëndrojë te Juventusi.
Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Giuseppe Marotta, ka bërë të ditur se trajneri italian pritet të vazhdojë me kampionin e Series A, edhe edicionin e ardhshëm.
“Allegri ka një kontratë me ne për shumë vjet”, deklaroi Marotta.
Për trajnerin italian interesim kanë shprehur dy skuadrat angleze, Chelsea dhe Arsenali, që do të tentojnë ta bindin Allegrin të transferohet në Premierligë.
50-vjeçari është trajner i Bianconerëve nga viti 2014. Me herët, ai e ka drejtuar edhe skuadrën e Milanit.