Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka thënë se maturia e Juventusit mposhti Porton në përballjen e parë në Ligën e Kampionëve.
Përjashtimi i Alex Telles e la Porton me 10 lojtarë në fushë, gjë që e shfrytëzoi shumë mirë Juventusi, e cila priti pjesën e dytë për të arritur fitoren 0-2, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekipi ishte shumë i mirë në aspektin e karakterit dhe ishin nën presion vetëm për pesë minuta, dhe më pas kontrolluam ndeshjen edhe kur ishim me lojtarë të barabartë në fushë, edhe kur kishim një më shumë se Porto”, është shprehur Allegri për Mediaset Premium.
“Djemtë ishin të durueshëm, tentuan të hapin kundërshtarin dhe kthehemi në shtëpi me një fitore të rëndësishme, që mund të ishte 3-0. Lojtarët ishin të matur sonte, dhe nuk ishte lehtë ndaj Portos”, ka thënë ai.