Trajneri Massimiliano Allegri ka përsëritur qëndrimin e tij se dëshiron të mbetet te Juventusi.
Javët e fundit është raportuar se italiani do të largohet nga kampioni i ri italian, me Arsenalin si destinacion të mundshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenaxheri gjeneral Giuseppe Marotta e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë me Allegrin si trajner.
“Jam i lumtur me fjalën e drejtorit, por për momentin ne nuk kemi folur dhe nuk jemi takuar”, ka thënë Allegri në konferencën për media para ndeshjes me Bolognan.
“Nuk do të bisedojmë këtë javë, sepse udhëtojmë për në Cardiff dhe është mirë që të përqendrohemi në ndeshjen tonë sepse Liga e Kampionëve është ngjarje botërore, siç është Super Bowl”, ka shtuar ai.
“E kam përsëritur me miliona herë: kam kontratë deri në vitin 2018, klubi mund të më thërras ose jo. Do të shohim. Dua qëndrimin, pastaj mund të bisedojmë”.