Fidan Aliti është shprehur i zhgënjyer me rezultatin, por ka thënë se skuadra ka luajtur mirë. Ai e ka përgëzuar Suedinë për fitoren, dhe nuk e ka mohuar kualitetin në mesin e skuadrës suedeze.
“Suedia ka kualitet. Ka lojtarë shumë të mirë dhe është kombëtare me shumë eksperiencë. Në fund të fundit edhe ne kishim rastet tona. Po t’i shfrytëzonim rastet në pjesën e parë, rezultati do të ishte ndryshe. E kemi ditur se Suedia do të luajë me topa të gjatë. Fokusi ka qenë më shumë në topin e dytë, pasi të parin e marrin ata shkaku i gjatësisë. Jemi munduar që topin e dytë ta kemi ne. Unë besoj se e kemi një kombëtare që nuk frikësohemi. Luajmë lojë ofensive me guxim. Besoj se gjithmonë do ta luajmë këtë lojë”, tha qendërmbrojtësi i Kosovës dhe i Zuerichut, Aliti.
-
Kosova nëpërmjet kundërsulmeve synon rezultat pozitiv ndaj Suedisë
-
Hajdari: S’po e ndiej veten si debutues nga pritja që më është bërë
-
Aliti: Duhet pak kohë që lojtarët të ambientohen me sistemin me tre mbrojtës
-
Muriqi: Sllovenia na shtyu të mbrohemi më shumë
-
Muslija: E dhamë maksimumin, kundër Suedisë synojmë fitoren