Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aliti, banor i Baselit e futbollist i Zuerichut

Fidan Aliti ka luajtur për të rinjtë e FC Baselit. Kurse këtë edicion ai veshi fanellën e FC Zuerichut. Kur Fidan Aliti shkon në stërvitje, ai i hipën veturës në qytetin e tij të lindjes, Duggingen, në Baselland. Pas disa metrash, ai nga dritarja e sheh stadiumin “St. Jakob-Park”, vendin ku ai dikur shihej si një i ri ambicioz. Por tani 27-vjeçari largohet nga Baseli në të djathtë – dhe vazhdon në autostradë në drejtim të Zuerichut, në vendin ku disa javë më parë ai nënshkroi marrëveshje njëvjeçare me mundësi blerjeje në fund të sezonit. Aliti te Zuerichu u huazua nga skuadra elitare e Suedisë, Kalmar. Nëse një futbollist kalon te një ekip rival krijon situata pakënaqësie. Ai gjithashtu duhet të dëgjojë edhe fjalë të ndryshme nga tribunat.

“Unë ende e kam dialektin e Baselit”, pranon Aliti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fakti që lëvizja e tij nuk mund të shkaktojë pakënaqësi të mëdha është sepse koha e tij te Baseli ishte para një dekade. Edhe kur luante në ekipin U18 ai u largua nga klubi. Mundësia e një kalimi në ekipin e parë ishte shumë e vogël, pavarësisht suksesit. Mbrojtësi vendosi të bënte hap para, shkoi te ekipi Old Boys, ku e fitoi hapësirën.

“Nëse besoni në vetveten dhe punoni për veten çdo ditë, do të funksionojë herët a vonë”, është motoja e tij. Një që funksionon.

Pas dy vjetësh te Old Boysi, Aliti i bashkohet grupmoshës U21 të Luzernit. Atje tregoi paraqitje të mira dhe menjëherë kaloi tek profesionistët. Pas pak bëri edhe debutimin në Superligë.

“Karriera ime është një shembull se si një qëllim mund të arrihet edhe përmes vështirësive. Ky duhet të jetë një motivim për të gjithë të rinjtë që nuk e bëjnë kalimin e madh menjëherë”, insiston Aliti.

Pas vetëm një viti Aliti u largua nga elita e Zvicrës për t’u bashkuar me Sherif Tiraspolin në Moldavi. Pas Tiraspolit shkoi në Kroaci, te Slaven Belupo pastaj te Skënderbeu i Korçës. Në Shqipëri kosovari ishte titullar i padiskutueshëm por klubi i tij u përjashtua nga UEFA prej garave evropiane për shkak të dallavereve. U dënua për dhjetë vjet, ndëshkimi më i ashpër që UEFA e ka bërë ndonjëherë. Aliti nuk dëshiron të komentojë për këtë çështje parregullsitë kanë ndodhur para kohës së tij. “Si rezultat, ekipi u shpërbë”, thotë ai.

As 27-vjeçari nuk qëndroi dhe vendosi që karrierën ta vazhdojë në Suedi, te Kalmari.

Në sezonin e parë të Alitit klubi i shpëtoi rënies nga liga dhe qëndroi në elitë. Kur erdhi oferta nga Zuerichu, ai nuk mendoi dy herë. Mbi të gjitha, është një klub i madh në Zvicër. Pas pesë vjetësh ai kthehet në Superligë.

“Unë u largova si një djalosh dhe u ktheva si një burrë i pjekur”, thotë ai.

Kur Aliti kaloi te Zuerichu, klubi ishte në krizë dhe një ditë pas zyrtarizimit të transferimit të tij u mposhtu thellë nga Laussane (4:0). Ishte ndeshja e njëmbëdhjetë e kampionatit pa fitore që i kushtoi me largim trajnerit Ludovic Magnin. Tri javë më vonë Aliti festoi debutimin e tij dhe ndihmoi trajnerin e ri në fitoren 4:1 në Vaduz. “Një fillim si ky na jep vullnet dhe zgjon eufori”, thotë Aliti.

Qendërmbrojtësi i Kosovës ka vetëm dy paraqitje me fanellën e Zuerichut, përfshirë këtu edhe derbin kundër Baselit, duel që e fitoi ekipi i Alitit që ishte i pazëvendësueshëm. Aliti është pyetur po ashtu se a do ta shqyrtonte mundësinë e kalimit te Baseli po ai ka thënë se dëshiron të mbetet te Zuerichu për kohë më të gjatë.

“Dua të qëndroj te Zuerichu për më shumë se dy vjet”, përfundoi Aliti. \ BZ Basel