Brazili është duke festuar pasi u bë skuadra e parë nga Amerika e Jugut që kualifikohet në Kupën e Botës kur kanë mbetur edhe disa ndeshje për t’u zhvilluar në fazën e grupeve. Brazilianët madje e siguruan kualifikimin në Katar më shumë se një vit para se të nis gara.
Portieri i kësaj përfaqësueseje, Alisson Becker i Liverpoolit, e zhvilloi paraqitjen e 50-të në total dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.
“Gjithmonë ëndërroj. Qenia njerëzore lëvizë pas ëndrrave, diçka që e kam mësuar nga babai, të ëndërroj gjëra të mëdha. Kam synime të mëdha dhe të luajë në Kupën e Botës është njëra nga to. Por nuk është vetëm ky synim. Ta fitojë atë është një tjetër synim. Është ëndërr e madhe e të gjithëve që ta fitojmë Kupën e Botës për herën e gjashtë”, theksoi Alisson.
Pesë herë fituesi i Botës është 18 pikë para vendit të katërt Kilit, që mund të shtojë edhe 15 pikë nga pesë ndeshje të mbetura.
Katër ekipet e para në Amerikën e Jugut sigurojnë kalimin direkt në Botëror.