Ezgjan Alioski mezi e pret ballafaqimin e radhës me Nicolas Pepen, ka bërë të ditur Patrick Bamford.
Mbrojtësi i Leedsit në takimin e parë ndikoi që sulmuesi i Pepes të ndëshkohej me kartonin e kuq. Në muajin nëntor, në “Elland Road”, takimi përfundoi pa gola 0:0, ndërsa sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e goditi me kokë mbrojtësin e krahut të majtë. Alioski u kritikua shumë në atë incident, teksa u tha se reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut u rrëzua shumë lehtë. Pepe u ndëshkua me të kuq vetëm gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
28-vjeçari tani mezi e pret një tjetër takim me të në fushë.
Arsenali dhe Leedsi do të takohen sërish të dielën në “Emirates Stadium”.
“Revolversitët” janë në seri të tri ndeshjeve rresht pa fitore, ndryshe nga të udhëhequrit e Marcelo Bielsas që i kanë fituar tri nga katër duelet e fundit.