Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alioski asiston në barazimin e Maqedonisë së Veriut

Futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski ka asistuar në golin e vetëm të Maqedonisë së Veriut. Alioski asistoi në golin e shënuar në minutën e 55-të nga sulmuesi i Napolit, Elif Elmas. Por, Sllovenia barazoi në minutë ne 97-të ndeshjen nëpërmjet futbollisti, Domen Crnigoj.

Ndeshja miqësore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë u zhvillua të martën në Shkup, ndërsa titullar ishin katër futbollistët shqiptarë, Egzon Bejtulai, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi, ndërsa në fushë nga minuta e 82-të u paraqit edhe Ferhan Hasani. Në këtë ndeshje mungoi vetëm Enis Bardhi që është i izoluar shkaku i koronavirusit. Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse në kampionatin Evropian.