Sulmuesi i krahut, Festim Alidema, do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Slaven Belupon në ndeshjen kundër Rijekës, që do të luhet të shtunën në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit kroat.
Lajmi është bërë i ditur në uebfaqen zyrtare të Slaven Belupos. Në njoftim thuhet se Alidema ka marrë lejen e punës pas regjistrimit në Federatën e Futbollit të Kroacisë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ivica Sertiq, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlidema muajin e shkuar kaloi te Slaven Belupo nga Llapi.
"Festim Alidema ka të drejtën të luajë me ekipin e parë të Slaven Belupos, pasi ka marrë lejen e punës", thuhet në njoftim. Alidema ka firmosur kontratë dyvjeçare me Slaven Belupon.