Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alex Morgani infektohet me koronavirus

Sulmuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alex Morgan, ka thënë se ajo dhe familja e saj, e kanë mbyllur vitin 2020 me infektim me koronavirus, derisa ishte në Kaliforni për pushime.

Morgani së fundmi i është ribashkuar skuadrës Orlando Pride pas një periudhe të shkurtër të kaluar te Tottenhami në Superligën e femrave në Angli.

31-vjeçarja është dy herë fituese e Kupës së Botës dhe kishte shënuar gjashtë gola në “Franca 2019”.

“Jemi të gjithë mirë dhe shërimi po shkon mirë”, ka shkruar Morgan në rrjetet sociale.

“Pasi ta përfundojmë izolimin, do t’i respektoj udhëzimet e futbollit të SHBA-së dhe do të rikthehem për të luajtur, por do të kujdesem që trupi im të jetë krejtësisht i shëruar dhe t’u bashkohem bashkëlojtareve në fushë së shpejti”, përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm