Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Albert Vallçi shënoi gol në Kupën e Austrisë ndaj St. Poltenit

Albert Vallçi ka shënuar gol në fitoren e Salzburgut në rrethin e dytë të Kupës së Austrisë. Të shtunën, kampioni i Austrisë shënoi fitore në udhëtim te St. Polten, 3:0.

Hungarezi Dominik Szoboszlai harkoi bukur nga goditja e dënimit dhe e gjeti në zonë mbrojtësin shqiptar, 25-vjeçarin Vallçi, i cili ishte i pagabueshëm nga një distancë e afërt. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë. Futbollisti i gjatë 1.92 cm që luan në pozitën e krahut të djathtë, mund të luajë edhe në qendrën e mbrojtjes. Përcillet tash e një kohë të gjatë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, në 13 minutat e fundit të ndeshjes, vizitorët shënuan edhe dy gola tjerë. Enock Mwepu shënoi për 2:0 në minutën e 77-të, ndërsa Andre Remalho vulosi rezultatin final, 3:0.

Me Salzburgun paraqitet edhe sulmuesi Mërgim Berisha, që u inkuadrua në minutën e 62-të. Berisha 22-vjeçar, ka paraqitje me Gjermaninë U21. Ka luajtur pesë herë dhe ka shënuar një gol. Edhe Berisha është në llupën e “Dardanëve” për të ardhmen.