David Alaba është duke negociuar për të nënshkruar kontratë në muajin maj me gjigantin e Spanjës, Real Madrid, ka raportuar gazetari italian, Fabrizio Romano.
Reprezentuesi i Austrisë ka vendosur të largohet nga Bayern Muencheni gjatë verës, pasi ka refuzuar ta vazhdojë kontratën që i skadon në qershor.
Thuhet se Alaba do të përfitojë rreth 12 milionë euro për sezon në “Bernabeu”.