E ardhmja e David Alabas, pritet të jetë në Real Madridi. Mbrojtësi i krahut të majtë, sipas mediave spanjolle, ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Spanjë.
Alaba thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin, duke pranuar një kontratë katërvjeçare me pagë prej 11 milionë eurosh në stinor.
Alaba në fund të edicionit do të jetë futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Bayern Munichun.
Për mbrojtësin austriak, interesim ka shprehur edhe Liverpooli, PSG-ja dhe Manchester City.