Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al Hilali me rekord sa i takon fitoreve

Al Hilali është ekipi i parë i futbollit në botë që ka shënuar 28 fitore rresht. Të martën, Al Hilali e mposhti Al Ittihadin në Ligën e Kampionëve të Azisë. Për skuadrën arabe kjo ishte fitorja e 28-të me radhë. Rekordin me 27 fitore e mbante skuadra nga Uellsi, The Neë Saints.

Al Hilali është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë.

“Është e arritur e jashtëzakonshme dhe unë dua të falënderoj të gjithë në klub për këtë”, ka thënë trajneri portugez i Al Hilalit, Jorge Jesus.