Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aksidentohet Samuel Eto’o

Ish-futbollisti i njohur kamerunas, Samuel Eto'o, është përfshirë në një aksident trafiku.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjendja e e tij është stabile ndërsa derisa po voziste makinën e tij, është goditur nga një autobus. 39-vjeçari është dërguar për në spital ndërsa pamjet tregojnë veturën e tij të dëmtuar në pjesën e përparme, shkruan Football Italia.

 

 

Eto'o ishte pensionuar më 7 shtator të vitit të kaluar, ndërsa gjatë karrierës së tij si futbollist, kishte qenë pjesë e Barcelonës, Chelseas, Interit, Real Madridit e të tjera.