Akil Gjakova ka vazhduar ngritjen e madhe me një tjetër medalje të fituar në garat më të mëdha të xhudos. 22-vjeçari të shtunën fitoi medaljen e argjendtë në turneun Grand Prix që u mbajt në Hagë të Holandës.
Për Akilin ishte medalja e shtatë në vitin 2018, vitin bindshëm më të suksesshëm në karrierën e tij. Ai garoi në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa rrugës deri në finale mposhti xhudistë si Emmanuel Nartey (Ganë), Roy Schipper (Holandë), Miklos Ungvari (Hungari) e Anthony Zingg (Gjermani). Në finale pësoi nga rusi Musa Mogushkov, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedalja në Hagë ishte e treta për Akilin brenda një kohe të shkurtër. Ai në Grand Slam në Abu Dhabi fitoi medalje të argjendtë, më 27 tetor. Më 2 nëntor fitoi medaljen e artë në kampionatin evropian për xhudistët deri 23 vjet.
Vitin e nisi me vend të dytë në Grand Prix të Tunisit, në janar. Më 10 shkurt arriti rezultatin më të mirë në karrierë kur u shpall kampion në turneun më të madh të xhudos, atë Grand Slam të Parisit. Në qershor fitoi titullin në Lojërat Mesdhetare, ndërsa në korrik ishte i pari në Grand Prix të Zagrebit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)