Futbollisti i U-17 të Herthas së Berlinit, Dion Ajvazi, ka pranuar të luajë për Kosovën.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Ajvazi do të jetë pjesë e U-19 të Kosovës.
“Presidenti Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë të FFK-së Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani. 17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës. Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë. Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin. Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese. FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane”, thuhet në njoftim të FFK-së.
Ajvazi ka luajtur edhe një ndeshje me U-16 e Gjermanisë.
-
Agim Ademi flet për vizitën e talentit të Bayernit te Kosova: Ata që vijnë me familje, kanë simpati për Kosovën
-
Arijon Ibrahimoviqi ftohet te Gjermania U21
-
Kosova e Shqipëria në garë për Yllin e Bayernit
-
Hajdari synon të lërë gjurmë te Kosova
-
Agim Ademi për KOHËN: Albian Hajdari i gatshëm për ndeshjet e tetorit