Mbrojtësi Arlind Ajeti nuk është më në planet e trajnerit të Torinos, Sinisha Mihajloviq.
Mediumet në Itali kanë raportuar se Mihajloviq nuk është bindur nga paraqitjet e Ajetit dhe se ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ta shesin. Por është skuadra e Freiburgut të Gjermanisë që ka shprehur interesim për Ajetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ajeti nuk është i besueshëm për Mihajloviqin. Ai ka pasur lëndime dhe paraqitje jobindëse për trajnerin e Torinos dhe më nuk është në planet e tij. Por Freiburgu është i gatshëm të paguajë dy milionë euro për Ajetin dhe gjasat janë të mëdha që të bëhet bashkë me bashkëlojtarin te Kombëtarja e Shqipërisë, Amir Abrashi", shkroi "toro.it".