Si duket sezoni i ardhshëm do të jetë një sezon i madh për skuadrën e Llapit.
Ish trajneri i skuadrës, tanimë drejtor sportiv, Tahir Batatina paralajmëroi një merkato të çmendur për ekipin e tij.
Por kjo nuk është e tëra pasi që lajmet e mira për Llapin nuk marrin fund këtu.
Tahir Batatina për KosovaPress konfirmoi se Afrim Ajeti dhe Ragip Xhaka do të jenë aksionarët e ri te skuadra e Llapit.
Ai tha se ata kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e klubit tonë dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për Llapjanët që ti arrijmë synimet tona.
Ragip Xhaka është prind i Taulant dhe Granit Xhakës, ndërsa Afrim Ajeti i Arlind Ajetit.
Artikuj të ngjashëm