Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti asiston për golin e fitores

Mbrojtësi Arlind Ajeti ka asistuar në golin e fitores te Crotone që mposhti Chievon me rezultatin 1:0. Ajeti asistoi në golin e shënuar në minutën e 33-të të ndeshjes së zhvilluar të dielën, në kuadër të javës së 17-të në Serie A të Italisë.

Ai pasoi deri te Ante Budimir që me lehtësi dërgoi topin në rrjetë. Ishte asisti i parë i dhënë nga Ajeti në 12 paraqitje me Crotonen këtë edicion në kampionatin elitar të Italisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Te Chievo nga minuta e 76-të në fushë u inkuadrua mesfushori Përparim Hetemaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajeti ishte ndër lojtarët me notën më të mirë. Për paraqitjen e tij në këtë përballje u vlerësua me notën 6.5, që ishte edhe më e larta e kësaj ndeshjeje.

Ndërkohë të shtunën fitore kanë shënuar Elseid Hysaj me Napolin dhe Valon Behrami me Udinesen. Fitorja e kësaj të fundit përballë Interit në udhëtim (3:1), i ka ndihmuar Napolit, që fitoi po ashtu 3:1 kundër Torinos, të kthehet në vendin e parë. Te Napoli Hysaj luajti gjatë gjithë takimit, kurse te Udinese, Behrami u inkuadrua në minutën e 74-t. Napoli ka 42 pikë, dy më shumë se Interi.

Berat Gjimshiti e Ledian Memushaj kanë luajtur gjatë gjithë takimit të dielën te Benevento që u mposht në shtëpi nga Spali me rezultatin 2:1.