Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi fiton bindshëm ndaj Lyonit në gjysmëfinalen e parë

Ajaxi ka fituar bindshëm ndaj Lyonit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Holandezët triumfuan me rezultat 4 me 1, duke iu afruar shumë finales së madhe.

Bertrand Traore shënoi dy gola për vendasit, ndërsa nga një tjetër e realizuan edhe Kasper Dolberg dhe Amin Younes. Të vetmin gol për francezët e shënoi Mathieu Valbuena.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Francë.

Artikuj të ngjashëm