Ajaxi dhe portieri shqiptar, Diant Ramaj, janë eliminuar nga Kupa e Holandës nga skuadra amatore, Hercules, që bën gara në kategorinë e katërt të futbollit holandez.
Të enjten në mbrmëje u shënua një prej rezultateve më shokuese në futbollin holandez.
Ajaxi u mposht 3:2 në 1/16 e finales së Kupës së Holandës, kurse Ramaj e kompletoi ndeshjen.
Golin e fitores skuadra vendëse e shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë.
Ajaxi e zhvilloi ndeshjen e fundit për këtë vit dhe u eliminua, kurse Herculesi avancon në raundin tjetër të garës.
Është hera e parë në historinë e Ajaxit që mposhtet nga një skuadër amatore.