Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi siguron titullin e kampionit të Holandës

Ajaksi e harroi eliminimin e dhimbshëm në minutën e 95 nga Tottenhami në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve duke siguruar titullin kampion në Holandë duke plotësuar dopietën sezonale pasi më parë fitoi edhe Kupën e Holandës.

Skuadra e Ten Hag fitoi bindshëm ndaj Utrehtit 4-1 në ndeshjen e javës së parafundit të kampionatit, një fitore që u shoqërua edhe me humbjen e PSV Eindhoven 1-0 ndaj Alkmarit.

Kur ka mbetur edhe 1 javë nga fundi i ligës holandeze, Ajaxi ka një avantazh prej 3 pikësh kundrejt PSV, por me një golavarazh shumë më të mirë se kjo e fundit, transmeton tch.

Kjo u jep të drejtën ‘Harkëtarëve’ që të festojnë si në fushën e lojës ashtu edhe në qytetin e Amsterdamit së bashku me mijëra tifozë.

Ajax ka 83 pikë në ligën e Holandës, i ndjekur pas nga PSV me 80 pikë.

Artikuj të ngjashëm