Manuel Pellegrini pati insistuar se ai është në gjendje të sfidojë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për çmimin e lojtarit më të mirë në botë; Pep Guardiola ka thënë se ai duhet të bëjë më shumë.
Por gjatë karrierës te Manchester City, sulmuesi Sergio Aguero ka vazhduar të bëjë atë që di më së miri: të shënojë gola.
Aguero shënoi dy golat e parë në edicionin 2018/19 për Cityn, duke i mundësuar triumfin në “Community Shield” (Superkupën e Anglisë) kundër skuadrës së Chelseat.
Kampioni në fuqi, City triumfoi me shifrat 2:0, kurse Aguero arriti në kuotën e 201 golave me fanellën e ekipit anglez. Ai është në edicionin e tetë te City dhe tashmë ka kaluar kuotën e 20 golave brenda një edicioni gjatë gjashtë të fundit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)