Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

AGK u shpreh ngushëllime familjarëve të Binakut

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e anëtarit të saj, gazetarit shumë vjeçar, Agim Binaku.

“Vdekja e parakohshme e gazetarit Binaku është humbje e madhe për gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në ngushëllimin e AGK-së.

Tutje, thuhet se emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare.

AGK, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Agim Binaku.

“Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21. Që nga viti 1970 ka filluar gazetarinë sportive duke punuar në Radio Prishtina. Agim Binaku la pas vetes veprimtari mjaftë të bujshme, i cili u nderua me një varg çmimesh dhe mirënjohjesh për punën ndër vite në fushën e gazetarisë sportive”, përfundon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm