Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Agjenti ia prezanton Realit ofertën e Juves për transferimin e Ronaldos

Sipas raportimeve në Spanjë, agjenti i Cristiano Ronaldos ka informuar zyrtarisht Real Madridin për ofertën e Juventusit.

Jorge Mendes ka informuar zyrtarisht presidentin e klubit, Florentino Perez dhe tani po pritet vetëm përgjigja zyrtare e madrilenëve.

Sipas informatave, ekziston një marrëveshje që e lejon Ronaldon të largohet nga Reali për 100 milionë euro, por vetëm nëse nuk shkon te ndonjë rival direkt.

Nëse pranohet oferta Ronaldo do të niset menjëherë drejt Torinos për të kompletuar transferimin.