Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Afganët lënë kallashnikovët dhe marrin shkopinjtë e kriketit

Gjatë një armëpushimi në luftën e pafundme të Afganistanit, luftëtarët talibanë kanë hedhur kallashnikovët, në mënyrë që për një moment të shkurtër të shijojnë një lojë kriketi. 

Ky është sporti i vetëm që i gëzon shumicën e luftëtarëve, thonë komandantët, pasi tërheqin qindra spektatorë nga fshatrat e kontrolluara prej talebanëve në kohën kur nuk ka luftime, shkruan sot Koha Ditore.

Ata janë gjithashtu edhe tifozë të flaktë të ekipit të kriketit të Afganistanit, i cili po tregohet gjithnjë e më shumë i suksesshëm në këtë sport. “Unë e adhuroj kriketin”, thotë Mullah Badruddin, komandant taleban në lagjen Khogyani të rajonit Nangarhar, që gjendet në kufi me Pakistanin, ku një turne i organizuar nga militantët në fillim të dimrit tërhoqi turma të mëdha. 

“Kur Afganistani luan kundër një ekipi tjetër, ne e dëgjojmë ndeshjen në radio me interes të madh dhe gjithashtu kontrollojmë vazhdimisht rezultatet nëpër rrjetet sociale. Të gjithë në Afganistan e duan kriketin”. 

I luajtur për herë të parë në Afganistan nga trupat britanike në shekullin XIX, loja u adoptua nga afganët në kampet refugjate të Pakistanit, shtet tepër i dhënë pas kriketit. Më shumë se tre milionë afganë janë shpërngulur drejt Pakistanit pas pushtimit sovjetik dhe luftës civile (1980-1990), por ata kanë vazhduar pasionin e tyre për këtë sport edhe jashtë kufijve të vendlindjes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)