Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Afër 13 mijë kilometra rrugë për humbje 12:0

Ekipi nga ishulli i vogël i Karaibeve, Martinika, ka bërë rrugë vajtje-ardhje prej afër 13 mijë kilometra për të luajtur në kuadër të Kupës së Francës.

Megjithatë, rrugëtimi i gjatë nuk do të ndodh më këtë edicion pasi të shtunën skuadra Golden Lion u mposht nga Lille i Edon Zhegrovës me rezultatin 12:0.

Futbollisti i Kosovës ishte prej më të mirëve në fushë duke shënuar “hat-trick”, e duke kontribuuar me dy asistime.

Ndeshja i ka takuar 1/32 së finales të Kupës së Francës.

Golden Lion e kishte nisur rrugëtimin për në Lille të mërkurën, duke bërë udhëtim me aeroplan tetë orë deri në Paris fillimisht.

Edhe Zhegrova shkëlqen te Lille, “hat-trick” dhe dy asistime në pjesën e parë Sport Zhegrova shkëlqen te Lille, “hat-trick” dhe dy asistime në pjesën e parë

Lille, që është në vendin e pestë në Ligue 1, pati 36 gjuajtje në drejtim të portës, ndryshe nga vizitorët që kishin vetëm një gjuajtje.

Më shumë se 7 mijë klube kanë hyrë në rrethin e parë të Kupës së Francës, ku pjesëmarrës kishte edhe nga rajoni i Karaibeve dhe Oqeanit Pacifik e Indian. Martinika është territor i Francës.