Holanda ka dështuar të kualifikohet në Kampionatin Botëror.
Dick Advocaat është emëruar trajner i Holandës në muajin maj të këtij viti, me misionin për ta çuar kombëtaren ‘Tulipane’ në Botëror, por nuk e ka arritur një gjë të tillë dhe tani ai prite të largohet nga ky post.
Trajneri 70-vjeçar, ka konfirmuar që pas dy ndeshjeve të ardhshme miqësore të Holandës ndaj Skocisë dhe Rumanisë, ai do t’i jap lamtumirën kombëtares.
“Këto janë ndeshjet e mija të fundit me kombëtaren dhe pas tyre do të largohem”, ka thënë Advocaat për gazetarët me të mbërritur në Skoci.
“Nuk e kam vendosur ende se çfarë do të bëj pas largimit, prandaj edhe klubet që mund të kenë interesim për mua, nuk e dinë nëse do të jem i gatshëm për të drejtuar ndonjë ekip tjetër apo jo”, ka shtuar ai.
Advocaat ka drejtuar tre herë kombëtaren e Holandës gjatë karrierës së tij si trajner.