Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adesanya mbron titullin e kategorisë së mesme në UFC

Israel Adesanya ka mbrojtur titullin e kategorisë së mesme në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC.

Adesanya mposhti me vendim unanim pas pesë raundeve italianin Marvin Vettori të shtunën mbrëma në Arizona të SHBA-së.

Për luftëtarin me origjinë nga Nigeria, Adesanya, është meçi i dytë me Vetorin në UFC. Në prill të vitit të kaluar kishte fituar ngushtë ndaj Vettorit me pikë.

Por të shtunën mbrëma Adesanya ishte dominues. Tre anëtarët e jurisë vlerësuan luftën 50:45 për Adesanyan.

Artikuj të ngjashëm