Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademit për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, masë kjo e cila i është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka konfirmuar administratori i Gjykatës së Apelit, Nysret Arifi.
Më 23 mars Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj Ademit, i dyshuar për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Ademi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i besimit” nga neni 330, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprën penale “Shmangie nga tatimi “nga neni 307, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së. /BetimipërDrejtësi
-
Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së
-
Më 5 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kërkon edhe një mandat
-
Refuzohet kërkesa për paraburgimin e tre zyrtarëve policorë
-
Ademi në 10-vjetorin e pranimit në UEFA: Kualifikimi në Euro 2028, objektiv i arritshëm
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”